Drejtori i shkollës Arsim Bejtullahu priti nxënësin Peon Sadiku, fituesin Oscar Junior International.

 

 Peon Sadiku tashmë nga një shtatori nxënës i klasës VI-të pran shkollës së Mesme të Ulët “Abaz Ajeti” në Gjilan, përveç që njihet si këngëtar, ai me filmin “Duart e Vogla” përfaqësoi shkollën dhe është radhitur në tre filmat më të mirë nga nxënësit e klasës 1-5, në mesin e 2000 filmave për Oscar Junior International. Me këtë rast drejtori i shkollës i sapozgjedhur u njoftua me të arriturat e Peonit në fushën e muzikës dhe të filmit.

 

Drejtori Bejtullau u befasua me talentin dhe të arriturat e këtij djaloshi, dhe shprehi gatishmërinë për përkrahje dhe krijimin e kushteve dhe hapësirës për zhvillimin e aktiviteteve shkollore.

 

 Peon Sadiku tashmë është nxënës i klasës VI-të pran shkollës së Mesme të Ulët “Abaz Ajeti” në Gjilan, përveç që treguar sukses si këngëtar, ai me filmin “Duart e Vogla” përfaqësoi shkollën dhe ka arritur të jetë në tre filmat më të mirë nga nxënësit e klasës 1-5, në mesin e 2000 filmave për Oscar Junior International.

 

Ceremonia “ Junior Oscar” u mbajt para disa ditëve  në teatrin “Istref Begolli” në Pejë dhe se pas vlerësimit të filmave të krijuar nga nxënësit e shkollave fillore të Kosovës për garën Junior Oscar 2016 Peon Sadiku u vlerësua në mesin e tre më të mirëve. Junior Oscar është garë që ka për qellim zhvillimin e shkathtësive kreative, inovative dhe të punës grupore të nxënësve. Gara është organizuar nga Anibar në bashkëpunim me IPKO Foundation dhe në përkrahje nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it.

 

 Kjo garë është organizuar për katër vite me radhë nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it. Gjatë këtyre viteve shkollat kanë aplikuar me 184 filma në të gjitha kategoritë. Kjo garë është mundësuar nga Anibar me përkrahjen ë IPKO Foundation, dhe Programit për arsim themelor të USAID.

Admin

 

 

Kthehu