Edhe në këto rrethana u festua 28 Nëntori!

Çdo kush bënte punën e vet për të ndje atmosferën festive së bashku me valëvitjen e flamujve kuq e zi të punuar nga nxënësit tanë.

 

Në anën tjetër dëgjohej kënga më ngazëlluese e fatosave tanë e që e rritte lumturinë dhe dashurinë për Atdheun tonë.

 

Nuk u lanë anash as punimet tjera të nxënësve të bëra nga format më të ndryshme e çka ishte shumë interesante se këto punime zbukuruan korridoret dhe hollin  e shkollës sonë sepse ishin një gërshetim me copëza mësimore dhe copëza festive. Ishte diçka e mrekullueshme ajo pamje aq e bukur e gjithë asaj pune të tyre.

“Të gjitha këto aktivitete në këto rrethana të jashtëzakonshme e bënë krenare shkollën tonë në këtë ditë feste për 28 Nëntor. Gëzuar për të gjithë, paçi shënet, gëzime dhe kujdes në këtë kohë pandemie” janë fjalët e urimit dhe këshillimit të drejtorit Arsim Bejtullahu

Kthehu