Filloi implementimi i projektit "Rregullimi i rrethojes së shkollës"

 

Të premten, në pranin e Drejtorit të DKA-së z. Nazim Gagica filloi rregullimi i rrethojës së shkollës. Drejtori Gagica në emër te kryetarit te komunës Lutfi Haziri uroi të gjithë kolektivin e shkollës, nxënësit dhe komunitetin e lagjes Arbëria për ketë projekt, i cili përveç që i jep një pamje të mirë shkollës, njëkohësisht shton sigurinë e nxënësve dhe krijon hapësire të mjaftueshme për parkingun e veturave për mësimdhënësit dhe prindërit e shkollës “Abaz Ajeti”.

 

Drejtori i shkollës Arsim Bejtullahu falënderoji Kryetarin e komunës Lutfi Haziri ,DKA-në dhe MASHT-in për përkushtimin dhe gatishmërinë për të realizuar këtë projekt .

“Me realizimi e këtij projekti po përmbushet plani zhvillimorë i shkollës 2017-20 në masën 80% .

Izolimi dhe fasadimi i aneksit të vjetër të shkollës, do të jetë projekti i radhës në infrastrukturë, për të cilin jemi të koncentruar te punojmë ,dhe shpresojmë që viti i ardhshëm të vit kur do të realizohet ky projekt” tha në mes të tjerave drejtori Bejtullahu.

Kthehu