11-të nxënës, të moshës 11-të vjeçare, në ora 11-të në 11-të vjetorin i Pavarësisë, mbollën 11-të fidanë!

 

Në ambientet e shkollës “ Abaz Ajeti”, 11-të nxënës të lindur para 11-të viteve, në ora 11-të, simbolikisht mbollën 11-të fidanë në shenjë të 11-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në një manifestim të paparë kurrë më parë,  sot në ambientin e shkollës së mesme të ulët “Abaz Ajeti”, në Gjilan, ku morën pjesë, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, Kryetari i Komunës Lutfi Haziri, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nazim Gagica, një numër i madh i prindërve, mësimdhënësve, nga  nxënësit të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë  u mbollën  njëmbëdhjetë fidanë.

“ Është kënaqësi e veçantë që  me kryetarin Haziri të jemi pra këtu në këtë mes, pas 15 shtatorit kur pamë një përkushtim të  veçantë të  mësimdhënësve, , nxënësve dhe drejtorisë së shkollës, për ta pastruar jo vetëm ambientin e shkollës por tërë lagjen, dhe normalisht që simbolikisht të mbjellim 11 fidanë, me 11 nxënës, për ta shënuar 11 vjetorin e Pavarësinë. Gjithë  këtë, për të dërguar një mesazh që fëmijët tanë  të rriten në një ambient  të veçantë, shtet të sigurtë dhe në ambiente të pastra dhe të shëndosha. Shfrytëzoj rastin për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë nxënësve , mësimdhënësve dhe qytetarëve të Gjilanit t’ua uroj këtë festë  dhe do të jem përsëri këtu në mesin tuaj për  të përkrahur  nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorinë e shkollës për të krijuar ambient më të favorshëm në ngritjen e cilësisë në mësim”- tha në mes tjerash ministri Matoshi.

 

Paraprakisht në orët e para ditës,  për nder 17 Shkurtit- ditën e Pavarësisë së Kosovës nxënësit e klasave të VIII-ta dolën në një debat  me  prezantimin e tri temave: Duhani, Alkooli dhe Droga.

Ky prezantim u bë nën organizimin e mësimdhënëses Hanumshahe Zeka si dhe drejtorit të shkollës sonë Arsim Bejtullahu. Që të dy në fillim uruan që kjo festë të na sjell gjithë të mirat e po ashtu falënderuan nxënësit për kontributin e dhënë që këto tema të trajtohen me gjithë veçoritë dhe karakteristikat që kanë.

Madhështinë e Festës e bënë dhe vet angazhimi i nxënësve tanë të cilët zgjodhën tri tema interesante me karakter edukues. Ky prezantim zgjoi kërshërinë e dëgjuesve sepse aty u dhanë elementet dhe efektet negative që na i "dhurojnë" këta tre faktorë në jetën tonë të përditshme. Nga këtu ne pamë rrezikshmërinë e sëmundjeve dhe numrin e vdekshmërive që mund të na shkaktojnë duhani, alkooli dhe droga.

Ky prezantim na ndihmoi shumë nga ana edukative dhe arsimore sepse pamë listën e dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt dhe për fatin e keq kjo listë është mjaft e gjatë.

Ne i falënderojmë pjesëmarrësit për punën e bërë nën mbështetjen e mësueses së palodhur të tyre Hanumshahe Zeka. I falënderojmë për dëshirën dhe entuazmin që kishin ata gjatë këtij prezantimi sepse e dinin cilat rreziqe mund të na i sjellë; duhani, alkooli dhe duhani.

Ky nuk do të jetë prezantimi jonë i fundit sepse kjo shkollë gjithmonë ka sjellë risi dhe tema interesante gjatë gjithë kohës.

Jo nuk është vetëm kjo. Me punimet më të bukura të nxënësve duarartë e nën udhëheqjen dhe punën jashtëzakonisht të pa lodhshme të mësimdhënësit Ragip Ramadani u hap dhe ekspozita për këtë ditë festive e cila jo vetëm që i dha bukurinë shkollës sonë por e bëri atë dhe më madhështore. Çdo gjë simbolizohej me tri ngjyrat të cilat e karakterizojnë Flamurin e Shtetit tonë -Kosovë.

Dhe në fund normal që nuk munguan fjalët më të ëmbla për historinë, trimërinë, dashurinë për këtë vend të bukur dhe me plot vlera.

Shkolla jonë ua uron të gjithëve ditën e Pavarësisë 17 Shkurtin.

Të punojmë shumë për këtë vend me vlera historike të mëdha.

/Arbëresha Aliu/

 

Kthehu