LUTFI HAZIRI I DËRGON LETËR NGUSHËLLIMI FAMILJES ARIFI ME RASTIN E SHUARJES TË VEPRIMTARIT, HETEM ARIFI

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar letër ngushëllimi familjes së të ndjerit Hetem Arifi me rastin e ndarjes nga jeta të këtij veprimtari,mësuesi dhe ish-i burgosur politik.

 

E nderuara familje Arifi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit e arsimit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Hetem Arifi.

Mësuesi Hetem, qysh në rininë e hershme nuk u pajtua asnjëherë me padrejtësitë e kohës, për çka edhe u burgos si i papërshtatshëm për regjimin.

Përveç tjerash, ai na mësoi se si të mos i durojmë padrejtësitë e kohës.

Mësuesi Hetem Arifi nuk jeton më, por do ta kujtojmë për sa të jetë jeta për kontributin e jashtëzakonshëm në arsim, në edukimin e shumë brezave, kontributin në manifestimin “Flaka e Janarit” gjatë viteve të rënda për shqiptarët, në sferën e teatrit, sikurse edhe për lëminë letërsisë dhe kulturës.

Jam krenar që në 7 marsin e vitit 2016 e kam nderuar me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në shumë fusha.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta ju, familje e nderuar, kolegët e shkollës “Abaz Ajeti” dhe nxënësit.

Lamtumirë, miku im!”,

Kthehu