MASHT-i merr vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve

 

Nxënësit do ta humbin njërën ditë të vikendit për pesë javë radhazi, 5 ditë të pushimit të tyre pranveror dhe po ashtu do të detyrohen që për pesë ditë ta zgjasin procesin mësimor, për fajin që mësuesit e tyre dhe Qeveria për tri javë ditë nuk kishin arritur të merreshin vesh për ndërprerjen e grevës si pakënaqësi për koeficientët e pagave.

 

Mësimdhënësit grevistë kishin pranuar një ngritje të lehtë të koeficienteve, e procesi mësimor nuk ishte mbajtur për tri javë të gjysmëvjetorit të dytë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBASHK-u, njofton MASHT-i.

Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim:

- 5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019;

- 5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019;

- 5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019;

Kthehu