Takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës

 

Ishte kënaqësi për shkollën tonë që sot të mirëpresim përfaqësues nga Këshillit të  Evropës, dhe njëkohësisht organizatorët e projektit FRED, me të cilin ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe, sot patëm rastin që punën tonë t'a prezantojmë para tyre gjithashtu.

 

Gjatë takimit u bë njohja e ekipit punues me përfaqësuesit e BE-së dhe natyrisht u zhvilluan diskutime të ndryshme në lidhje me etapat e punës brenda këtij viti shkollor.

Poashtu shfrytëzuam rastin që gjatë takimit, trajnerët të njihen dhe të zhvillojnë biseda me nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e shkollës sonë, dhe njëkohësisht të prezantojmë para tyre ambientin tonë shkollor.

Ekipi përfaqësues i shkollës sonë, i përbërë nga mësimdhënësit tanë : Merita Asllani,  Arbëresha Aliu, Afrim Sabedini dhe nxënësja Fjona Sylejmani bashkë me të gjithë kolegët bashkëpunues prezantuan një raport të detajuar të Planit të Punës që kanë përgatitur.

Monitoruesi i punës sonë, Z. Angelos VALLIANATOS u nda shumë i kënaqur nga ky takim, dhe potencoi se procesi i punës sonë si shkollë ka përparime më të mëdha se ç'është parashikuar, dhe pritet që rezultatet të mos mungojnë si fryt i bashkëpunimit të suksesshëm që po bëhet.

Drejtori i shkollës Z.Arsim Bejtullahu u shpreh se shkolla jonë gjithnjë jep më të mirën në projektet e tilla, të cilat janë të mirëseardhura, dhe natyrisht se edhe në këtë rast, sikurse gjithnjë, ne nisemi me moton          "Cilësia nuk është sprint, ajo është një maratonë".

 

/Fjona Sylejmani/

Kthehu