Nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti” pjesmarrës në panairin e sportit

 

 Organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, sot në Gjilan janë mbajtur dy evenimente sportive, panairi i sportit, në mesin e 20 klube sportive të Komunës kanë marrë pjeë edhe nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti”, të cilët kanë prezantuar kapacitetet sportive që ka Gjilani në fusha të ndryshme të sportit.

 

 

 

Në këtë panair për herë të parë në Kosovë është duke u mbajtur edhe turneu në futboll të femrave, "Fadil Vokrri".

 

Në turnirin në futboll të kategoria e femrave, turneu “Fadil Vokrri”, ku janë duke marrë pjesë përfaqësuesit e familjes së legjendës së sportit Fadil Vokrri, djali Gramos Vokrri, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, udhëheqës të kulturë dhe sportit gjilanas, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës, Vjollca Krasniqi dhe Bekim Rexhepi.

 

Ata kanë përshëndetur organizimin e këtyre dy eventeve të rëndësishme për sportin në Kosovë, duke potencuar se sporti në përgjithësi është një ambasadorë i fuqishëm që shqiptarët i ka prezantuar me krenari të lartë kudo në botë.

 

Ky turne që mbanë emrin “Fadil Vokrri”, ka nisur në orën 15:00 dhe do të vazhdoj deri në orët e vona me klubet garuese Intelektualet-Gjilan, Tirana AS, Tetova dhe Kosova e Prishtinës.

 

Për ndryshe, panairin e sotëm që është mbajtur në qendër të Komunës së Gjilanit, e kanë vizituar në mënyrë të organizuar nxënësit e shkollave fillore, fëmijët e Institucioneve Parashkollore dhe qytetarë të shumtë.

Kthehu