Për nder te festë së 7 marsit vizitohet shkolla e parë shqipe në Kosovë

 

Për nder te festë së 7 MARSIT, DITES SË MËSUESIT aktivi i klasave të V-ta, të shkollës " Abaz Ajeti" vizituan MUZEUN E SHKOLLËS SË PARË SHQIPE NË KOSOVË, shkollë kjo e cila gjendet ne Stubëll të Vitisë. Pra në Stubëll nē vitin 1905, filluan celulat e para te arsimit shqip në Kosovë.

 

Kur flasim për fillet e arsimit shqip, na kujtohet mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë që u hap në vitin 1887. Por, studiues vendorë e të huaj flasin për një shkollë shqipe më të hershme, që daton qysh prej shekullit XVI në Kosovë.

Bëhet fjalë për Kolegjin e Shën Llukës, që u themelua në vitin 1584 në fshatin Stubëll të Vitisë.

Ky kolegj u themelua si nismë e Vatikanit, i cili në vitin 1896, u bart në një objekt tjetër, që sot shërben si famulli dhe njëherësh si muze i shkollës dhe njihet si shkolla e Dom Mikelit. Shpresojmë që Ministria e Arsimit të ndërmarrë hapa dhe ta fusë në kurrikulat shkollore edhe historikun e shkollës së parë shqipe në Kosovë , është kërkesë e banorëve të Karadakut.

Ndërkaq, libri më i vjetër që ruhet në këtë shkollë, është një libër filozofik i autorit Heinrich Cornelius Agrippa, i botuar në vitin 1638, kurse libri më i vjetër në gjuhën shqipe që ka ky muze ka është “Doktrina e Krishterë”, botim i vitit 1877..

Në vitin 1905, kjo shkollë filloi të udhëhiqej nga mësuesi Dom Mikel Tarabulluzi, busti i të cilit gjendet në oborrin e shkollës. E në vitin 1906, numri i nxënësve në këtë shkollë kishte arritur në 42, prej tyre 25 djem dhe 17 vajza.

Këtë e dëshmon letra e mësuesit Dom Mikel, drejtuar konsull gjeneralit të Austro-Hungarisë në po të njëjtin vit.

Pavarësisht se ishte themeluar nga klerikë fetarë, atë kohë mësoheshin edhe lëndë shoqërore e shkencore, këtë e dëshmojnë edhe një pjesë e librave që ruhen në muze.

Përveç “Doktrinës së Krishterë”, në shkollën e parë të Stubllës mësohej lexim, matematikë, histori, gjeografi e lëndë të tjera të ngjashme sikur sot.

Këtë e dëshmojnë edhe librat “Numeratore”, “Këndime për shkollat e para të Shqipërisë”, “Këndimet e çunave” por edhe abetarja shqipe e vitit 1886, e botuar në Bukuresht.

Ndërkaq, në vitin 2010, ish-ministri i Kulturës, Lutfi Haziri e kishte shpallur muze këtë shkollë dhe kishte zbuluar pllakatin e muzeut.

Ky muze nuk gëzon mbështetje të duhur institucionale, ani pse është në Listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme.

Aty nuk ka ndonjë staf të rregullt, nuk ka ciceronë për informimin e vizitorëve, e librat dhe materialet e vjetra që janë shumë të ndjeshme, ruhen në rafte të zakonshme. Për këtë muze kujdeset vullnetarisht famullia e Stubllës si dhe Sarë Gjergji.

Historia dhe dokumentet për ekzistimin e kësaj shkolle janë përmbledhur edhe në librin “Stublla me shkollën e parë shqipe” të vet Gjergjit.

Autori i librit, që kujdeset edhe për muzeun, ka njoftuar që tashmë kanë në plan krijimin e një arkivi digjital, në të cilën do t’i ruajnë dokumentet dhe do t’i bëjnë më të qasshme për vizitorët dhe studiuesit.

Kthehu