Shkolla " A. Ajeti" me Klub të Microbitëve

    

 

Se aktivitetet në shkollën tonë “Abaz Ajeti”nuk kanë të ndalur e treguam gjatë takimit që patëm me trajneren për “Mësimdhënien e shek. 21”-Mësimi i mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, Blertë Shehu.

 

Në një atmosferë të ngrohtë diskutimesh, mësimdhënësit e kësaj shkolle treguan për rezultatet e të nxënit përmes krijimit të mjedisit të mësimnxënies me anë të strategjive dhe mjeteve të shumta të cilat patëm mundësi t’i mësojmë nga ky trajnim.

Në diskutim e sipër folëm për mundësinë e eksplorimit të shembujve të ndryshëm në lëndët mësimore ku të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës treguan përvojat e tyre duke i identifikuar ato dhe secili duke u munduar që MKZP-në ta përshtatë në kontekstin e lëndës së vet për të reflektuar dhe për t’ju ndihmuar nxënësve të krijojnë mendimin kritik për tema të caktuara.

U diskutua dhe për shumë koncepte të cilat ishin tregues të suksesit dhe përmirësimit të shkathtësive të MKZP-së.

Po ashtu kjo shkollë përmes këtij trajnimi formoi dhe “Klubin e Mikrobitëve”me një numër të konsiderueshëm nxënësish të cilët po na ofrojnë projekte nga më interesantet dhe të cilat po i gjenerojnë shumë e më shumë. Nga ky klub ne presim të arritura në nivele të larta sepse puna dhe shkathtësitë e tyre  në vlerësimin e MKZP-së në krijim të projekteve na e tregon çartë se ky klub po na jep mesazhe se këta nxënës duan ta tejkalojnë dhe shekullin 21 me idetë e tyre.

E gjithë kjo u pa dhe nga kënvështrimi i trajneres e cila u nda nga kjo shkollë me fjalët më miradije dhe tej mase e befasuar për të arriturat që po i bënë vazhdimisht kjo shkollë në Mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve dhe futjen në funksion të mikrobitëve në format nga më të ndryshmet.

Ne i urojmë suksese dhe punë të mbarë Mikrobitëve të ardhshëm dhe mësimdhënësve tanë se; synimi i tyre dhe i yni është që fëmijët ta ndërtojnë të ardhmen e tyre mbi ate se, ata munden dhe do të kenë sukses në botën e mendimit kritik.

 

/Arbëresha Aliu/

 

Kthehu