Sh.M.U."Abaz Ajeti" kësaj radhe udhëton me FRED



Pas shumë aktiviteteve, ne bëmë dhe aktivitetin e radhës në kuadër të Projektit FRED e që me këtë rast për qëllim patëm t'i vizitojmë monumentet historike dhe kulturore të vendit tonë.

Dhe me nxënësit e shkollës sonë vizituam Muzeumin Kombëtar në Prishtinë si dhe Kalanë në Novobërdë.
Nxënësit aty u njoftuan për shumë ngjarje dhe histori për jetesën, mënyrën e përdorimit të orendive dhe gjërave të nevojshme për ta qysh në shekujt e hershëm e gjer në ditët tona. Pastaj pamë dhe dëgjuam për shumë e shumë gjëra të tjera interesante dhe shumë të rëndesishme për popullin tonë.
Kjo qe një përvojë mjaft interesante për nxënësit por po aq dhe kureshtarë sepse ata shprehnin interesimin e tyre për t'u njohur sa më shumë me gjitçka që shihnin në këto vende duke bërë pyetje mjaft interesante
Në fund të gjithë u ndamë të kënaqur me njohuritë që morëm në këtë ditë.
Vlen të theksohet se për ta realizuar këtë aktivitet patëm përkrahje dhe ndihmë nga mësimdhënës të tjerë të cilët në mënyrë vullnetare dhe me dëshirë po na ndihmojnë në realizim të këti projekti.

Kthehu