Vazhdohet me punë në projektin FRED

 

Sot u mbajt takimi mes anëtarëve të ekipit punues në projektin FRED ( Nxitja e përafrimit përmes edukimit për demokraci dhe mësim të gjuhës ), projekt ky i cili u mirëprit në masë të madhe nga të gjithë nxënësit, mësimdhënësit e prindërit e shkollës sonë.

 

Në këtë takim u bë ndarja e detyrave nga ekipi përfaqësues i shkollës ndërsa shihet qartazi se bashkëpunimi vazhdon të jetë mes nesh.

Projekti i cili tanimë ka marrë formën e tij fillestare ashtu siç edhe është parashikuar pritet të pëlqehet edhe nga organizatorët ( Këshillit të  Evropës ).

Më 08.02.2019, të premten do të mirëpresim trajnerët dhe përfaqësuesit nga Këshilli Evropian, para të cilëve do të paraqesim ecurinë e punës dhe hapat që do të marrim në vazhdim.

Të gjithë anëtarët u dakorduan me detyrat përkatëse dhe u zotuan se do të japin maksimumin në përmbushjen e tyre në mënyrë që projekti të jetë sa më i suksesshëm.

Kujtojmë se projekti “Kultivimi i përafrimit përmes edukimit për demokraci dhe mësimit të gjuhës (FRED) “ është i financuar nga Këshilli i  Evropës dhe ka për qëllim avancimin social të komuniteteve në nivel vendi dhe më gjerë!

/F. Sylejmani/

Kthehu