Vlerësimi i brendshëm i shkollës bëhet për herë të parë në shkollën tonë dhe është një proces i ri për ne, kështu që kërkon një angazhim shtesë që t’i dalim mbanë këtij zotimi sa më mirë.
Asnjë prej akterëve që e përbëjnë shkollën nuk kanë pasur dijeni për një proces të tillë dhe është pritur disi me rezerva edhe pse secili prej tyre është pajtuar se është një proces i domosdoshëm për një zhvillim të duhur të shkollës dhe për të parë gjendjen reale që kemi në shkollë.
Lexo më tepër Ka përfunduar vlerësimi i brendshëm i shkollës!