Aktuale

Binjakëzohen Shkolla "Abaz Ajeti" nga Gjilani dhe "śhehit Sevinç Doğan" nga qyteti Burs

Në kuadër te bashkëpunimit të komunës së Gjilanit me Qytetin Bursa-Turqi me  përkrahje të kryetarit të komunës  Lutfi Haziri sot Drejtori i shkollës Arsim Bejtullahu ka nënshkruar marrveshjen për binjakzimin e shkolle “Abaz Ajeti”me shkollën Binjakëzohen Shkolla "Abaz Ajeti" nga Gjilani dhe "śhehit Sevinç Doğan" nga qyteti Bursa-Turqi.

 

 

Lexo më tepër

Aktivitetet në kuadër të projektit FRED

 

Projekti FRED në shkollën tonë ka filluar   aktivitetet e planifikuara për përmbushjen me sukses të qëllimit të projektit në të cilin po punohet vazhdimisht në shkollën tonë në bashkëpunim me nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e komunitetin.

Pas takimit të grupit përfaqësues të shkollës sonë me ekipet tjera dhe udhëheqësit e projektit, në Durrës, tanimë ne vimë me ide edhe më të qarta dhe plotësisht të gatshëm për realizimin e pikave përkatëse.

Punën tonë drejt përfundimit me sukses të projektit, e kemi filluar sot me aktivitetin #FREDtellsastory, ku nxënësit e mësimdhënësit tanë në bashkëpunim me prindërit, familjarët, e pjesëtarët e komunitetit të inkuadruar në këtë aktivitet, u mblodhën bashkë për të rrëfyer dhe ndarë përvojat e bashkëpunimit, suksesit dhe ndryshimit përgjatë viteve.

Nxënësit tanë entuziastë, natyrisht se secilin moment janë tê aftë ta shndërrojnë në argëtim, kështu edhe kësaj rradhe nuk munguan të qeshurat e zbavitjet mes nesh.

Ne padyshim se do vazhdojmë edhe më tutje me shpërndarjen e dijes dhe bashkëpunimit duke rrezatuar përherë e e më tepër pozitivitet e buzëqeshje përmes punës sonë të vazhdueshme.

 

F. Sylejmani

 

U zhvillua ndeshja miqësore në volejboll

 

 

Në kuadër të përgatitjeve për garat nacionale në volejboll, sot në shkollën  “ Abaz Ajeti” u zhvillua ndeshja miqësore në mes vashave të shkollës  “ Abaz Ajeti” dhe atyre të shkollës “ Zija Shemsiu” të lagjes  së Zabelit.

 

Lexo më tepër

Vazhdohet me radhitjen e sukseseve

Në shkollën tonë "Abaz Ajeti" dita-ditës nxënësit  me punën e tyre po korrin suksese të lakmueshme. 

 

Lexo më tepër

Gara Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik

Rezultatet e garave të nxeneseve të klaseve 3,4,5 nga garara Nacionale per Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe  kl VI,VII,VIII,IX

Lexo më tepër