Kolegja jonë, Arife Aliu, doli në pension

Sot më 01.03.2021, kolegja jonë festoi ditëlindjen e saj të 65-të dhe shkolla jonë “ Abaz Ajeti” i përgaditi një takim përshëndetës me rastin e pensionimit të saj.

 

Mësimdhënësja Arife Aliu sot nga shkolla “Abaz Ajeti” doli në pension duke përmbushur kështu misionin e shenjtë të saj, ate të mësuesisë. Sa ishte mësimdhënëse në këtë shkollë ajo dha një kontribut  të jashtëzakonshëm në procesin mësimor por, ajo u dallua dhe në elegancën që pati gjatë punës si dhe fjalët e mira, sinqeritetin dhe afërsinë me kolegët e tjerë.

Nën udhëheqjen e drejtorit të shkollës sonë z. Arsim Bejtullahu dhe të ne mësimdhënësve, u organizua një koktej përshëndetës dhe aty u fol shumë për mësuesen Arife duke e atribuar ate me të gjitha të mirat që ajo i tregoi gjatë punës së saj në shkollën tonë.

Në fund ne, gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe udhëheqësia e saj, i uruam shëndet, gëzime dhe gjitha të mirat në jetën e saj.

/Arbresha Aliu/

Kthehu