Shabi Ajvazi
Shabi Ajvazi është i lindur më 14 dhjetor 1948 në fshatin Zhegër. Mësimet fillestare i ka kry në vendlindje, ato të mesme në Gjilan ndërsa fakultetin Filozofik- dega e Historisë në Prishtinë.
Shabi Ajvazi rrjedh nga nji familje tipike fshatare, por me traditë mikëpritjeje, bese e atdhedashurie. Fillimisht punën si mësimdhënës e ka filluar në fshatin Shurdhan, e në shkollën " Abaz Ajeti" nga 1 prilli i vitit 1986, e gjerë në ditën e sotme , pra të pensionimit.
Gjat punes me dekada në shkollën tonë, i ka qëndruar besnik profesionit të tij. Ka qenë i afërt me nxënës, e komunikativ me prindër e kolegë. Thjeshtë thënë , ishte njeri që shikonte punën e vet...
E faleminderojmë për kontributin që ka dhënë, i urojmë pensionimin, duke i dëhiruar shëndet e harmoni në familje në pjesën e tretë të jetës!.
16. 12 .2013 ,
Latif Kërqeli
__________________________________________________________________________________________________
Bajram Behluli
Bajram Behluli u lind më 11.10.1948 në Gjilan. Shkollën fillore dhe atë të mesme - Normalen i kreu në Gjilan, Si nxënës i Normales, Bajrami shquhet në lëmin e muzikës dhe ishte aktiv në të gjitha programet që organizoheshin në shkollë dhe jashtë saj. Ai ishte në korr dhe orkestër, me interpretimet e tij të jashtëzakonshme në mandolinë si dhe me grupin e solistëve e të vallëtarëve të rinj.. Krahas aktiviteteve në shkollë Bajrami ishte aktiv edhe në jetën muzikore të qytetit , bartëse e së cilës ishte SH K A “ Zenel Hajdini” anëtarë i së cilës ishte edhe ai. I etshëm për mësimzënje muzikore, pas përfundimit të Normales, regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës – Shkolla e Lartë Pedagogjike – Drejtimi i Muzikës. Ai në kohën kur po studionte për herë të parë merr ditarin në dorë , për të punuar në procesin edukativo-arsimor, fillimisht në Përlepnicë , për të vazhduar më pas në shkollën fillore të LLabjanit e pastaj edhe në Malishevë. Me të përfunduar mësimet në shkollën e lartë , në vitin 1971, kthehet në Gjilan dhe punësohet në shkollën Normale “ Skenderbeu” ku mbanë mësimet e Muzikës Vokale dhe Muzikës Instrumentale. Pas nji viti të punës në Normale, kalon në shkollën fillore “ Vuk Karaxhiq” ku merr vendimin e përhershëm të punës: Arsimtarë i Edukatës Muzikore. Duke pasur parasyshë deficitin e arsimtarëve të muzikës , si shum kolegë të tij, edhe ai angazhohet në disa shkolla , për të ligjëuar lëndën e muzikës si në : gjimnazin “ Zenel Hajdini”, , pastaj në shkollën e mesme ekonomike , si dhe në gjimnazin e Vitisë. Pas përfundimit të objektiti të shkollës Fillore “ Abaz Ajeti” më 1985, Bajrami punësohet dhe punon deri në pensionim. Në këtë shkollë ai ka themeluar korrin, orkestrën, grupin e vallëtarëve dhe solistëve që i udhëheqi me mjaft sukses.
Kontributi i Bjaramit në jetën muzikore të qytetit ku jeton është i pa mohueshëm. Ai zbulon dhe orienton talentët e muzikës, pastaj begaton manifestimet muzikore që organizohen në nivel komunal nga të cilat veqojmë revistën korale që e organizonte BVI-ja komunale e arsimit si dhe manifestimin “Mikrofoni i Filloristit” ku Bajrammi me nxënsit e tij u shpërblye disa herë për sukseset e arritura . Për gjith kontributin që ka dhënë , shkolla i është mirënjohës prore . I urojmë pensionimin duke i dëshiruar rehati shpirtërore në moshën e tretë të jetës..
16 dhjetor 2013
Latif Kërqeli